Presidentja ​Justina Shiroka-Pula jep detaje nga takimi me Albin Kurtin

Presidentja e sapozgjedhur Justina Shiroka Pula, gjatë një takimi sot me kryeministrin Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të vendit.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se gjatë këtij takimi kryeministri Kurti e falënderoi presidenten Shiroka Pula për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrë.

Kryeministri Kurti shprehu përkushtimin për bashkëpunim për përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për vendin tonë.

Kujtojmë, Justina Shiroka Pula u zgjodh si presidente e shtatë e Kosovës të martën nga Kuvendi me 81 vota në raundin e parë. Ajo është gruaja e tretë presidente pas Atifete Jahjagës dhe Vjosa Osmanit. /KosovaPress/

Read Previous

SpaceX synon të mbledhë 40 miliardë dollarë për të blerë çipa të Nvidia-s

Read Next

Ligjin për Specialen, Tahiri: Kufizimi nuk e zhbën por e përmirëson institucionin