Presidentja ​Osmani dekreton 24 prokurorë

Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar sot 24 prokurorë.

Në njoftimin e lëshuar nga zyra e presidentes thuhet se pothuajse gjysma prej tyre janë gra.

“Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, prokurorët e rinj janë betuar se: ‘do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale’”, thuhet në njoftim.

Osmani ndër të tjera ka theksuar rëndësinë e integritetit, pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të prokurorëve, si elemente thelbësore për një sistem që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që të mos kenë kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. /KosovaPress/

Read Previous

Holanda do të ndajë 6 miliardë euro shtesë për Ukrainën

Read Next

Kurti: Viti 2024 vit i pasaportës së Kosovës