Presidenti i Forumit të Davosit: Diskutuam për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, Børge Brende, ka thënë se ky forum është angazhuar në vazhdimësi për Ballkanin Perëndimor.

Ai, përmes një postimi në Twitter, tha se kanë diskutuar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, pas zhvillimeve të fundit në botë, dhe integrimin e këtij rajoni në BE.

“Forumi Ekonomik Botëror ka një histori të pasur të angazhimit me Ballkanin Perëndimor. Liderët në Forumin Ekonomik Botëror diskutuan të ardhmen e këtij rajoni në në një kontekst të ri gjeopolitik në Evropë dhe rikonfirmuan rëndësinë e integrimit evropian”, ka shkruar ai.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Naim Frashëri, figurë qëndrore e letërsisë së Rilindjes dhe ‘bilbil i gjuhës shqipe’

Read Next

Makineri të rënda ushtarake në rrugët e Gjakovës, KFOR-i jep arsyen