Presidenti i FIFA-s kujton vizitën e tij në Kosovë të para një viti

news image

Presidenti i FIFA-s, Giovanni Infantino në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” ka postuar disa fotografi nga vizita e tij në Kosovë, të cilën e kishte realizuar një vit më parë.

I pari i futbollit në botë tha se nga kjo vizitë ka kujtime të mira, teksa e quajti Kosovën si një shtet që e do futbollin.

Ai gjithashtu tregoi se në këtë vizitë gjatë takimeve të zhvilluara kishte diskutuar disa tema me Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Agim Ademin, Hajrulla Çekun e Përparim Ramën.

Unë kam kujtime të mira nga vizita në shtetin që e do futbollin, Kosovën sot një vit më parë. Kishte shumë diskutime pozitive rreth një sërë temash me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti, presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama”, ka shkruar Infantino./ https://www.instagram.com/p/Cx0w-_AIuEH/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

https://www.instagram.com/p/Cx0w-_AIuEH/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Read Previous

80 vite nga lindja e veprimtarit të shquar shqiptar, Jusuf Gërvallës

Read Next

​Vet-lëndohet me thikë gjatë një përleshje, tre të arrestuar