Presidenti Begaj vizitë 2-ditore në komunat e banuara nga arbëreshët në Kalabri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me ftesë të autoriteteve kalabreze dhe Institutit Rajonal të komunitetit Arbëresh të Kalabrisë, zhvillon një vizitë zyrtare në komunat e banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë. 

Nga data 20 deri më 23 Tetor Presidenti Begaj do të takojë arbëreshët që jetojnë në komunat e provincave të Katanxaros, Krotones dhe Kozencës, si dhe do të zhvillojë takime me autoritetet lokale.

Gjatë takimeve me autoritetet vendore dhe përfaqësues të komunitetit arbëresh, do të trajtojë temat qe lidhen me lidhjet historike e kulturore mes Shqipërisë dhe Rajonit të Kalabrisë, nevoja e mbrojtjes së gjuhës arbëreshe, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit me rajonin e Kalabrisë dhe zonat ku banojnë arbëreshet, si dhe mundësitë pêr investime tê bizneseve kaalabreze në fusha të ndryshme në Shqipëri./tvklan.al

Read Previous

Inteligjenca amerikane: Deri në 300 persona kanë vdekur nga shpërthimi në spitalin në Gazë

Read Next

Përse Egjipti dhe vende të tjera arabe nuk janë të gatshëm të pranojnë refugjatë nga Rripi i Gazës?