Policia shqipton 403 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat kundër COVID-19

Masat antiCOVID-19 kanë bërë që shumë qytetarë të marrin gjoba nga policia. Krejt kjo përshkak të mosrespektimit të këtyre masave.

Vetëm gjatë së enjtes Policia e Kosovës ka shqiptuar 403 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë që të enjten Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) pati një takim virtual me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë (MSh), Dafina Gexha dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) Elbert Krasniqi ku kanë kërkuar largimin e orës policore, largimin e masës për bartje të maskës kur personi është i vetëm dhe lejimin e grumbullimit deri në 50 persona në ambiente të jashtme, janë kërkesat që Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) i ka parashtruar

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, teksa ka bërë të ditura kërkesat që janë parashtruar para nivelit lokal, tha se kanë kërkuar edhe shtimin e përqindjes së shfrytëzimit të lokaleve të gastronomisë pasi që ka rënie të rasteve me COVID-19. /KP/

Read Previous

Tina Turner shet 60 vjet krijimtari muzikore

Read Next

“Katar 2022”, zhvillohen sot ndeshjet për kualifikime në Botëror