Policia has në rezistencë gjatë një bastisje, detyrohet të përdorë armën ndaj të dyshuarit i cili plagoset rëndë

Sot rreth orës 09:00 Policia e Kosovës ka shkuar për të zbatuar urdhëresën për bastisje ndaj të dyshuarit, i cili mbrëmë kishte shtënë me armë në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Me t’iu afruar shtëpisë së tij, Policia është përballur me rezistencë nga i dyshuari i cili ka përdorë edhe armën në drejtim të tyre.

Burimet brenda Prokurorisë njoftojnë se për të zmbrapsur sulmin dhe vënë situatën në kontroll, policia ka shtënë në drejtim të tij, me ç’rast i dyshuari është plagosur rëndë.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor./Sinjali/

Read Previous

Roboti që mbledh mbeturina

Read Next

Arrestohen 10 persona gjatë 24 orëve në Kosovë, shkak dhuna në familje