Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e Akil Gjakovës

Xhudisti Akil Gjakova është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës si dyshuar për dhunë në familje. Ata kanë kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e tij.

“Kërkesë për bashkëpunim – Akil Gjakova
Pejë, 16 prill 2024
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
– “Dhunё nё familje”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:- 192 dhe 080019999 (pa pagesë), – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjakova është akuzuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psiqike./21Media

Read Previous

Lajçak nominohet si ambasador i BE-së në Zvicër

Read Next

Ish-shefi i ASK-së: Sipas dinamikës së regjistrimit, Kosovës i dalin vetëm 860 mijë banorë