Policët shqiptarë në Amerikë dhurojnë 60 mijë dollarë për familjen e heroit, Afrim Bunjaku

Shoqata e Policëve Shqiptarë në SHBA ka dhuruar 60 mijë dollarë, për familjen e policit hero, Afrim Bunjaku.

Çekun me këto te holla e ka pranuar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nga themeluesi i Shoqatës Amerikano-Shqiptare e Zbatimit te Ligjit ne SHBA, Elton Shametaj.

Ata në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York dorëzuan çekun e kontributit të tyre në shumë 60 mijë dollarë.

E tërë fushata e mbledhjes së mjeteve është realizuar përmes GoFundMe. https://www.facebook.com/100068771014987/posts/pfbid0AMgo3RMKcuv4pcfeptNHXgWPyDWKEGYfK45peLWXokwohVWtZ8XY1QPxzGrM3nw7l/?mibextid=cr9u03

Rreshteri Afrim Bunjaku, ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit derisa ishte në detyrë.

Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, i ka dhënë rreshterit Afrim Bunjaku urdhrin më të lartë të Kosovës, “Hero i Kosovës”.

Read Previous

Sot dita më e nxehtë e javës, temperaturat deri në 28°C

Read Next

Raportohet për viktima pas shpërthimit të një kishe në Gazë