Në afërsi të Gjykatës në qytetin e Gjakovës, sipas disa informacioneve të dhëna nga disa dëshmitarë, para pak çastesh ka ndodhur një rast i cili nga dëshmitarët është cilësuar si tentim vrajse.
Ndërsa për këtë rast janë deklaruar edhe nga drejtoria rajonale e Policisë, deklaratë në të cilën thuhet:
“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën “Bardhyl Qaushi”-Gjakovë.
Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri.
I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë).
Rasti është duke u hetuar.“