Petrit Ajeti emërohet drejtor i AKI-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Lajmi për emërimin e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Presidentes së Kosovës.

“Ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Institucioni i AKI-së kishte mbetur pa udhëheqës që prej dhjetorit të vitit të kaluar kur ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në koordinim me Vjosa Osmanin që në atë kohë ushtronte detyrën e presidentes, e shkarkuan Kreshnik Gashin nga pozita e drejtorit të AKI-së./Gazeta Sinjali/

Read Previous

Koloseumi i Romës, 10 gjërat që nuk i dinit rreth tij

Read Next

Kush është Petrit Ajeti që u emërua drejtor i AKI-së?