Përditësohet ranglista botërore në CS:GO, ngritje e madhe nga Bad News Eagles

Tjetër arritje nga Bad News Eagle, tashmë për herë të parë renditen në mesin e 20 ekipeve më të mira në botën e CS:GO.

Ekipi shqiptar nga Kosova, tani renditet në vendin e 20-të në ranglistën botërore të CS:GO dhe kjo vjen pas arritjes së tyre në fazën Legends Stage të turneut PGL Antwerp Major 2022.

Pas përditësimit të listës së ekipeve më të mira të botës nga HLTV, ekipi i bNE nga vendi i 26-të arriti që të kalojë në vendin e 20-të.

Ky është një tjetër sukses i madh për ekipin shqiptar apo më mirë të themi historik, pasi këtë po e arrijnë pa ndonjë organizatë.

Bad News Eagles pas kësaj renditje, kanë lënë pas tyre ekipe të mëdha botërore si: fnatic, OG, complexity. /Telegrafi/

Read Previous

Boksierja Donjeta Sadiku siguron medalje botërore

Read Next

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit