Për një muaj dy subjekte politike u ndëshkuan për mosrespektim të masave anti-covid në Gjakovë

Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 24.09.2021, pati miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemis Covid-19. Njëra nga masat ishte edhe vendimi në të cilin lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në (20) persona dhe të njejtit të obligohen të dëshmojnë njërën nga masat për dëshmi të vaksinimit.

Ndonëse jemi në kohë fushate dhe aktivitetet politike kanë qenë më të ngjeshura, ekipi i televizionit Syri ka kontaktuar përmes postës elektrike, zyrtarin për informim  Lamir Thaqi nga Agjensia e Ushqimit dhe veterenarisë, nëse subjektet politike kanë arritur të respektojnë masat në fuqi. Me këtë rast ne morrëm këtë përgjigje:

Agjensia e Ushqimit dhe veterenarisë për një muaj ka shqiptuar dy gjoba për parti politike, për organizim të fushatës në kundërshtim me masat e vendosura me vendimin e fundit të Qeverisë.

Krahas subjekteve politike në kohë fushate janë dënuar edhe përsonat fizik për mos respektim të masave ka shtuar Thaqi. Sipas tij në këtë periudhë kohore janë shqiptuar 54 gjoba për persona fizik në vlerë prej 35 euro për mos mbajtje të maskës, 3 persona të tjerë janë dënuar me nga 200 euro. Ndërsa gjoba juridike janë shqiptuar gjithsej 37, prej tyre 3 gjoba me nga 500 euro, 33 të tjera me nga 200 euro dhe 1 gjobë tjetër në vlerë prej 2000 euro.

Read Previous

INSTAT: Familjet shqiptare shpenzuan 72 milionë për shëndetin

Read Next

Si i ndryshoi pandemia përparësitë e udhëtimit në vitin 2021?