Pensionistët do të përfitojnë 5% zbritje në një market në Gjakovë

Federata Sindikale e Pensionistëve, invalidëve të punës dhe të moshuarve të Kosovës, dega; shoqata Sindikale në Gjakovë njofton të gjithë pensionistët se ka arritë marrëveshje me kompaninë tregtare “Interex”, njësia në Gjakovë që për pensionistët të mundësojë zbritje 5% në të gjithë artikujt ushqimor dhe jo ushqimor.

Gjithashtu njoftohet se kjo zbritje do të vlejë gjatë një viti kalendarik.

Të interesuarit duhet të paraqiten në zyrën e Shoqatës Sindikale të Pensionistëve në Gjakovë, çdo ditë nga e hëna deri të premtën, prej orës 10:00 deri në 12:00.

Njoftimi i plotë:

Read Previous

Letrat më të bukura të dashurisë të shkruara ndonjëherë

Read Next

Në zemër të Arktikut, për të nxjerrë thesarin që financon luftën e Putin (FOTO)