FSK merr pjesë në “Garën për Luftëtarin më të mirë” në Ajova të SHBA-së
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës një Projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Sipas PDK-së, iniciativa vjen në kuadër të qëndrimit të kësaj partie lidhur me zhvillimet në proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Nisma është ndërmarrë pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
PDK ka kundërshtuar publikisht vendimin e Dhomave të Specializuara, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të papranueshëm.
Projektligji tashmë është dorëzuar në Kuvend, ndërsa hapat e mëtejshëm të procedimit të tij do të zhvillohen në përputhje me procedurat parlamentare. /RTKlive