Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot kryesisht me diell dhe të nxehtë për sot, me temperatura maksimale që pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të IHMK-së për sot, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 30 deri në 35 gradë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë, ndërsa lokalisht pritet të ketë intensitet më të lartë, transmeton KosovaPress.

Read Previous

Policia në Gjakovë vazhdon zbatimin e planeve operative “Vera 2026” dhe “Alkool Test”

Read Next

​28 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave, Bekim Berisha