Parashikimi i motit për ditët në vijim

3 deri në 15 gradë celsius ka variuar temperatura gjatë ditës së sotme.

-2 do të jetë temperatura më e ulët e së dielës ndërsa më e larta do të arrijë në 6 gadë celsius.

Për javën e ardhshme parashihet përmirsim i moti ku e hëna do karakterizohet nga moti me diell e temperaturë e cila do të variojë nga -2 deri në 5 gradë celsius.

Të martën parashihet mot me diell shoqëruar nga vranësirat ndërsa temperatura do të lëvizë nga -2 deri në 6 gradë celsius.

-1 deri në 7 gradë celsius do të lëviz temperatura gjatë së mërkurës.

Të enjtën do të variojë moti me diell e vranisra të kohë pas kohshme ndërsa temperatura më e ulët do shnohet -1 gradë kurse më e lartë do të arrijë në 8 gradë celsius.

Të premtën temperatura do të variojë nga 1 deri në 9 gradë celsius, ditë kjo e cila do të karakterizohet nga rrezet e diellit.

Read Previous

BE ndalon eksportet e dronëve në Rusi

Read Next

Ministri i Jashtëm i Tajvanit: Kosova t’i bashkohet ShBA-së dhe BE-së për bashkëpunim me Tajvanin