Paraburgoset e kërkuara nga INTERPOL që po fshihej në Kosovë nga policia norvegjeze

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit në pritje të ekstradimit ndaj të pandehurës SH.T, e kërkuar nga shteti norvegjez përmes INTERPOL-it për ekzekutim të dënimit të plotfuqishëm të shqiptuar nga gjykata e Norvegjisë.

Sipas njoftimeve të INTERPOL-it, e pandehura në vitin 2003 është dënuar nga gjykata e shtetit të Norvegjisë me 12 vjet burgim dhe 40.000 NOK për trafikim me lëndë narkotike, njofton Klan Kosova.

SH.T që nga ajo kohë është arratisur nga Norvegjia me qëllim që t’i shmanget ekzekutimit të dënimit, ashtu që gjykata ka vlerësuar se me gjetjen e saj në liri, mundësia e arratisjes është më se evidente dhe e mundshme andaj, të njëjtës iu caktua masa e paraburgimit në pritje të realizimit të procedurave të mëtejme të ekstradimit të saj në Norvegji, për ekzekutim të dënimit me burgim.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

/KlanKosova/

Read Previous

Albin Tahiri: Jam shumë krenar për rezultatin historik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

Read Next

Moti për ditët e ardhshme në Gjakovë