Pal Lekaj paralajmëron padi ndaj Artane Rizvanollit: “Do t’ju drejtohem organeve të drejtësisë”

Pal Lekaj ka reaguar ndaj deklaratave të Artane Rizvanollit lidhur me një tender të dhënë për një kompani serbe.

Reagimi:

Artane Rizvanolli, do t’ju padis për shpifje!

Qeveria Haradinaj është votuar më 9 shtator 2017, ndërsa unë zyrtarisht e kam marrë detyrën e Ministrit më 11 shtator 2017.

Prandaj, deklaratat dhe akuzat tuaja ndaj meje, se kinse kam dhënë tender një kompanie serbe, janë të pavërteta dhe cenojnë rëndë reputacionin tim.

Për këto deklarata do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë dhe do të kërkojmë përgjegjësi ligjore për shpifje.

Kjo fushatë ndaj meje është e orkestruar dhe ka prapavijë të qartë politike. Faktet dhe dokumentet do ta dëshmojnë të vërtetën.

Regjimit Kurti po i vjen fundi. E vërteta nuk mbulohet me propagandë!

Read Previous

“Toronto Star”: Shqipëria nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

Read Next

Vrasja e trefishtë në Gllogjan: Babai me dy djemtë shpallen të pafajshëm, gazetarja jep detajet