Pacolli jep detaje pasi bashkë me Moisiun, Topin e Majkon vizituan krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se me ish presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministrin Pandeli Majko kanë vizituar ish krerët e UÇK-së.

Ai tha se qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së “që tani po mbahen pafajësisht në paraburgim”.

“Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së. Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe  mbështetjes se tyre në përballjen  me  padrejtësine që po u bëhet”, ka shkruar Pacolli./Gazetaexpress/

Read Previous

Komuna e Gjakovës regjistron të posalindurit vetëm në raste emergjente

Read Next

​Parashikimi i motit