Osmani uron Lulan për zgjedhjen e tij si president i Brazilit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin sapo zgjedhur të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka uruar edhe popullin brazilian për përfundimin e këtij procesi të rëndësishëm demokratik.

“Urime President Lula për zgjedhjen tuaj dhe për popullin brazilian për përfundimin e këtij procesi të rëndësishëm demokratik! Shpresojmë të punojmë me ju për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

Votuesit brazilianë zgjodhën Luiz Inácio Lula da Silva si presidentin e ri të vendit të dielën, duke i dhënë ish-liderit të majtë një tjetër goditje në pushtet në një refuzim të politikës së ekstremit të djathtë të Jair Bolsonaro. 

/Telegrafi/

Read Previous

​Auditimi: MMPHI ka lidhur 26 kontrata të negociuara me vlerë 5.7 milionë euro vetëm për 2021

Read Next

Jetmir Topalli shënon dy herë ndaj Fenerbahçes