Osmani: Solidarizohemi me shumë ukrainas që sot festojnë Pashkët ortodokse nën atmosferën e luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët ortodokse.

Ajo përmes një postimi në facebook, tha se pashkët janë manifestim i forcës së përbashkët, humanizmit e solidaritetit.

“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia. Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen”, ka shkruar Osmani në facebook.

Ajo tha se shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në Evropë kërcënohen nga tirani dhe despotë.

“Solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës”, shtoi ajo.

Read Previous

Web Summit në Lisbonë, ambasada u bënë thirrje për pjesëmarrje kompanive kosovare që veprojnë në fushën e teknologjisë informative

Read Next

Tetë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës që nga fillimi i vitit