Osmani në ditën e vajzave: Të përforcojmë zërat dhe aspiratat e tyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, ka thënë se shoqëria duhet të hedhë dritë mbi forcën e pabesueshme dhe potencialin e tyre.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Vajzave, ne hedhim dritë mbi forcën e pabesueshme, qëndrueshmërinë dhe potencialin e pakufishëm të vajzave tona”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Ajo tutje ka shtuar se duhet përforcuar zërat dhe aspiratat e tyre e “të qëndrojmë së bashku për të fuqizuar gjeneratën tonë të ardhshme të udhëheqësve, ndryshim-bërësve dhe pionierëve”.

11 tetori është përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dedikuar vajzave.

Gjatë kësaj dite organizohen ngjarje për të diskutuar rreth sfidave me të cilat përballen vajzat.

/Telegrafi/

Read Previous

Edhe Sllovenia do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

Read Next

Zyrtare: Florian Kamberi, lojtar i ri i Slaven Belupos