Osmani: Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro raportit të Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. 

Kosovës tani i ka mbetur vetëm një hap për anëtarësim në KiE, që është votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj nëse hyn në rend dite.

Për lajmin ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se “sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian”.

Postimi i plotë: 

Sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian.

Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.

Falenderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike!

Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!

Read Previous

Asambleja Parlamentare i jep dritën e gjelbër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Read Next

Kurti për votimin e suksesshëm në Asamble: Jemi një hap më afër dhe vetëm një larg