Osmani: Historia e Nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë

Presidentja Osmani ka përkujtuar 25 vjetorin e ditës kur Ferdonije Qerkezi nga Gjakova takoi për herë të fundit katër djemtë dhe bashkëshortin e saj të cilët ishin rrëmbyer nga forcat serbe. Eshtrat e dy djemve janë gjetur, ndërsa ende nuk është zbardhur fati i bashkëshortit dhe dy djemve tjerë.

“Shtëpia e saj tashmë është muze. Pjatat në tavolinë janë bërë personifikim i pritjes për djemtë dhe bashkëshortin e Nënës Ferdonije Çerkezi, e cila prej 25 vjetësh, dhimbjen e ka bashkuar me pritjen. Në ora 11:00, 25 vjet më parë ajo pati takimin e fundit me katër djemtë dhe bashkëshortin, të cilët forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, i rrëmbyen dhunshëm. Eshtrat e dy djemve janë gjetur, teksa pritja për zbardhjen e fatit të 2 djemve dhe bashkëshortit, ende nuk ka marrë fund. Nga atherë, pritja e ka rënduar, por Nëna stoike nuk ka hequr dorë nga shpresa.”

Ajo ka thënë se historia e Ferdonije Qerkezit duhet të shërbejë si kujtesë e historisë së trishtë.

“Historia e Nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë, por edhe e përgjegjësisë që të mos reshtim në kërkesën për drejtësi dhe në mbrojtje të së vërtetës”, ka shkruar Osmani në Facebook./Express

Read Previous

Si do të ndikojë shembja e urës në Baltimore në tregtinë globale?

Read Next

Përmbyllet takimi i Komisionit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë, në fokus integrimi evropian