Opozita kërkon llogari për zbatimin e rregullores së re për shisha baret

Gjatë ditës së sotme u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Komunës së Gjakovës,e cila nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave që ndërruan jetë në aksidentin fatal në Kroaci. Mbledhja filloj më pikën e parë të rendit të ditës e cila ishte shqyrtimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar e cila u votua nga të gjithë abambleistët, për të kaluar më pas në piken e dytë të rendit të ditës ku antëtarët patën pyetje për ekzekutivin. Diskutimet më te zëshme ishin nga asambleistët opozitarë, nga të cilët u vunë re mangësitë që sipas tyre kishte kjo qeveri, veçanërisht në aspektin e tenderëve. Shkumbin Kastrati në fjalimin e tij rreth punës së drejtorisë së sherbimeve publike tha që po punojnë në disa segmente rrugore dhe sanimin e disa gropave por që fluksi i mërgimtarëve ka bërë që këto punë të kryhen gjatë nates.

Rrok Luli nga radhët e PDK-së tha se punët nuk janë duke u kryer as natën por as diten.

Shqyrtimi i raportit të auditorit gjithashtu hapi shumë debate në mes të anëtarëve dhe ekzekutivit.

Mimoza Shala nga Vetëvendosja tentoj të marrë fjalën por kjo u keqkuptua nga kryesuesi Anton Shala, e që më pas nxiti një debat të ashpër mes tyre.

Pika e parafundit e rendit ishte financimi i KF Vëllaznimi ku u votua me 19 vota pro, 8 kundër dhe 1 apstenim, kurse mbështetje të plotë morri financimi i klubit hendbollistik “ Vëllaznimi”

Read Previous

​Specializantët kërkojnë pagesën e kujdestarive dhe ditëve të festave

Read Next

72 raste të reja me Covid-19