OKB: Mbi 6.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus

Të paktën 6.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit. Janë këto të dhënat e fundit që vijnë nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Përveç kësaj, më shumë se 8 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raportit të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

8.3 milionë refugjatë të parashikuar pritet të ikin nga Ukraina, tha UNHCR në fund të prillit./A2news/

Read Previous

U përuruan terrenet sportive në shkollën “Emin Duraku” dhe në paralagjen Dardania

Read Next

U lansua programi për angazhim qytetar në rajonin e Gjakovës, i organizuar nga KCSF dhe USAID