Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Arsenali ka qenë lider në Ligën Premier për një kohë të gjatë, por në fund ka dështuar për ta fituar titullin e kampionit.
Edhe pse ende ka gjasa matematikisht, një gjë e tillë duket e pamundur dhe këtë e kanë kuptuar edhe futbollistët e Arsenalit.
Aktualisht diferenca është katër pikë nga City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe kampionit në fuqi të Anglisë i mjafton vetëm edhe një fitore nga tre takime sa do t’i ketë deri në fund.
Se iu ka ikur titulli nga duart e pranon edhe kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard që ka thënë se tani atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është më e mira.
“Duket që titulli i Ligës Premier tashmë na ka ikur nga duart. Sinqerisht është e vështirë për t’u pranuar një situatë e tillë”.
“Nuk ka një atmosferë të mirë edhe në dhomat e zhveshjes, por kjo është normale në një situatë të tillë. Nuk e di çfarë ndodhi, por jemi shumë të zhgënjyer dhe duket se nuk kemi më asnjë shpresë”, deklaroi Odegaard.
24-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer me fanellën e Topçinjve ku në 35 ndeshje zyrtare në Angli ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.
/Telegrafi/