Njeriu që pas 15 viteve ja kaloi kalit në garën e vrapimit

Britaniku Ricky Williams Lightfoot është bërë njeriu i parë pas 15 viteve që fitoi në maratonën “njeriu kundër kalit”.

“Njeriu kundër kalit” është një garë tradicionale që mbahet që nga viti 1980.

Kjo ishte hera e tretë që njeriu ka dalë të jetë më i shpejtë se kafsha. Gara ka një shteg prej 36 kilometrave, dhe tradicionalisht mbahet në qytetin Llanvrtid në Uells.

Në garë morën pjesë mbi 1 mijë garues dhe 50 kuaj, e në fund triumfoi Ricky Lightfoot që fitoi 3.500 funte apo 4.000 dollarë.

Ai ka arritur ta mund kalin më të shpejtë – duke krijuar një distancë kohore prej dy minutash.

E drejtori i kësaj gare të organizuar, Mike Thomas, tha se Lightfoot fitoi pa ndonjë problem.

Ndryshe Lightfoot është garues profesionistë që vazhdimisht garon për klubin Cumbre Elenborow. /Telegrafi/

Read Previous

Ballkani mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Read Next

A e dini se për çfarë shërbejnë vrimat në filtrat e cigareve?