Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore, përfshirë zonën e Tokios, të dielën në mëngjes.

Sipas autoriteteve, të paktën 37 persona janë lënduar, shumica e tyre kanë pësuar lëndime të lehta pasi janë rrëzuar ose janë përplasur me gjatë lëkundjeve, raporton Associated Press.

Epiqendra ishte në prefekturën Ibaraki, në një thellësi prej rreth 70 kilometrash. Tërmeti shkaktoi edhe vonesa në disa linja trenash, ndërsa nuk kishte rrezik për cunami.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm për rreth një javë, për shkak të mundësisë së lëkundjeve të tjera.

Read Previous

Goli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit

Read Next

Tkurrja e Danubit nga nxehtësia ekstreme zbulon trupin e një flote të mbytur naziste dhe objekte antike