Lavrov i kërkon Rubios ndalimin e dërgesave të armëve për Ukrainën
Një shtetas amerikan dhe një francez që janë kthyer në vendet e tyre të origjinës pasi u larguan nga anija turistike e goditur nga shpërthimi i hantavirusit, kanë rezultuar pozitivë, kanë bërë të ditur autoritetet.
Departamenti amerikan i Shëndetësisë ka thënë se një shtetas i dytë amerikan në fluturimin e riatdhesimit kishte treguar gjithashtu simptoma të lehta, duke shtuar se të dy pasagjerët kanë udhëtuar në njësi të veçantë.
Ministria franceze e Shëndetësisë ka njoftuar se një grua është izoluar në Paris dhe se shëndeti i saj po përkeqësohet.
Më shumë se 90 pasagjerë të anijes Hondius, aktualisht e ankoruar në Ishujt Kanarie të Spanjës, po riatdhesohen.
Tre pasagjerë, një çift holandez dhe një grua gjermane, kanë vdekur pasi udhëtuan në anije. Dy prej tyre janë konfirmuar se e kanë pasur virusin.
Hantaviruset zakonisht barten nga brejtësit, por është i mundur edhe transmetimi tek njerëzit të llojit Andes, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) beson se është kontraktuar nga disa nga pasagjerët e anijes holandeze ndërsa ndodheshin në Amerikën e Jugut.
Simptomat mund të përfshijnë ethe, lodhje ekstreme, dhimbje muskujsh, dhimbje stomaku, të vjella, diarre dhe gulçim.
Zyrtarët thonë se rreziku i një shpërthimi të madh është shumë i ulët. /Koha.net/