Një shqiptar më shumë në Serie A

Një tjetër përforcim nga Bayern Munchen për Frosinonen. Që ka siguruar shqiptarin e radhës nga kampionët e Gjermanisë pas Marvin Çunit.

Skuadra e rikthyer në Serie A, është përforcuar në ofensivë me shërbimet e Arijon Ibrahimovic, i cili u huazua nga bavarezët.

Talenti 17-vjeçar me origjinë shqiptare, u prezantua sot te Frosinone, teksa gjatë fjalës së tij tha:
“Modeli im është Leon Goretzka. Ai më ka dhënë shumë këshilla. Më pëlqen të luaj si numër 8 ose 10, por më parë kam luajtur edhe si sulmues krahu dhe qendërsulmues.

Frosinone? Ndodhem këtu prej pak kohësh, por e kam kuptuar menjëherë se skuadra dhe tifozët janë si një familje. Mezi pres të luaj dhe ta shoh stadiumin plot.

Forma ime është e mirë. Nuk e di nëse jam në gjendje të luaj 90 minuta, por jam gati të zbres në fushë nga minuta e parë”, theksoi Ibrahimovic./Indeksonline.net/

Read Previous

111 vjetori i lindjes së Sabiha Kasimatit, shkencëtarja shqiptare që u pushkatua nga regjimi komunist

Read Next

Ymeri: Është hera e parë kur BE dhe ShBA janë njëzëri për dialogun