Një person arrestohet në Gjakovë për pengim të zyrtarëve policorë

Gjakovë – Një person është ndaluar nga policia mbrëmjen e së hënës në Gjakovë, pasi dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe ka penguar zyrtarët gjatë kryerjes së detyrës.

Policia njofton se rasti është regjistruar rreth orës 21:10 dhe është cilësuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Raporti i plotë i Policisë:

“Gjakovë 01.09.2025-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njejti nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Read Previous

Një fillim i freskët i vitit shkollor me Ujë Rugove!

Read Next

Gërvalla takon kryediplomaten Tanja Fajon