Një muaj paraburgim për adminin e “AlbKingsit”

?????????????????????????????????????????????????????????

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, Besnik Beqiri, avokati i të dyshuarit.

“Caktimi i kësaj mase, është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore. Nesër do ta bëjmë ankesën”, tha ai për Klankosova.tv

Njëri nga administratorët e grupit “AlbKings”, u arrestua gjatë ditës së djeshme.

Ai dyshohet lidhur me aktivitetet në rrjetin social “Telegram”, ku bëhet shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave, përfshirë edhe të dhënat e tyre personale për ofrimin e shërbimeve seksuale./Klankosova.tv

Read Previous

Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë në një mbledhje të mbyllur

Read Next

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan: Ballkani mund të jetë objektivi i ardhshëm i Putin-it