Një hap i ri për të ardhmen e Evropës, zbardhet agjenda e takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian

Është zbuluar edhe agjenda e parë e takimit të Komunitetit Politik Evropian, e cila parasheh që të bëjë bashkë liderët nga i gjithë kontinenti të përbashkuar rreth një qëllimi me 6 tetor në Pragë.

Sipas asaj që është prezantuar deri tani, Komuniteti Politik Evropian, kërkon që ta rris dialogun politik dhe bashkëpunimin e shteteve në adresimin e çështjeve me interes të përbashkët.

Gjithashtu, synim është forcimi i sigurisë, stabilitetit dhe prosperiteti i kontinentit evropian.

Kjo platformë për koordinim politik nuk është replikim i asnjë organizimi tjetër, as për nga mbarëvajtja as për nga struktura dhe as nuk provon të krijojë një mekanizëm të ri të përhershëm në këtë fazë, thuhet në njoftimin që ka lëshuar Këshilli Evropian.

Në takim, përveç 27 shteteve të BE-së, do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të 17 shteteve të tjera evropiane, përfshirë këtu edhe Shqipërinë e Kosovën.

Në agjendë parashihet që të ketë një tabelë të rrumbullakët edhe për “paqen dhe sigurinë” dhe pika të tjera do jenë edhe “energjia, klima dhe situata ekonomike”.

Në agjendën parashihen edhe takime bilaterale të shteteve.

Në fund, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët të organizatorëve. /Albanianpost.com

Read Previous

Më 18 tetor seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Read Next

Baerbock: ​Gjermania i analizon “me shumë seriozitet” kërcënimet bërthamore të Putinit