Nje grua rrah djalin, dërgohet në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua nga Malisheva, pasi që e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur.

Viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërkaq e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.

“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet që ka përdorur dhunë fizike ndaj djalit të saj viktimës mashkull kosovar- i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në Spitalin e Gjakovës në repartin e psikiatrisë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

Read Previous

Von Cramon: Këtë Serbi s’mund ta pranojmë në BE, të zgjedhë Moskën apo Brukselin

Read Next

Parlamenti zviceran miraton ndalimin e mbulesës së plotë të fytyrës si burka dhe vendos gjoba për shkelësit