Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Të gjitha ngjarjet: 

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takon anëtarët e Komisionit me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve në Autoritetin e Aviacionit Civil lidhur me çështjen e peticionit të pesë grave zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Ministria e Mbrojtjes organzon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. (Kazerma e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

– Komisioni i Pavarur i Mediave, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe odat tjera ekonomike që veprojnë në Kosovë, Komisioni Qendror i Regjistrimit marrin pjesë në konferencën “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës shqyrton kërkesën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj për shtyrjen e datës për intervistim nga Komisioni hetimor parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

– Ambasada e Gjermanisë dhe Ambasada e Francës organizojnë ceremoni ushtarake me rastin e përkujtimit të armëpushimit të 11 nëntorit 1918 i cili i dha fund luftës së parë botërore. (Varrezat e krishtërëve në Arbëri, ora 11:00)

– Federata e Futbollit të Kosovës do të bënë tërheqjen e shortit për fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll. (Selia e FFK-së, ora 13:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike intervistonë Drejtorin Menaxhues në KEK për periudhën 2008-2012 Arben Gjukaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon konferencën ndërkombëtare ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në modelimin e shoqërisë”.

Këto janë të gjitha ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë. Ndër të tjera, sot dhe Federata e Futbollit të Kosovës  do të hedhë shortin për garën e Kupës së Kosovës.

Shorti do të hedhet në zyrat e FFK-së, nga ora 13:00.

Aty do të zbulohen kundërshtarët e fazës së 1/16 së Kupës së Kosovës.

Read Previous

Ish-ministri Latifi flet për shëndetësinë në Kosovë: “E rrënuar nga korrupsioni”

Read Next

Sot mot i vranët