Nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 58 aktakuza kundër 64 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona, dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale. 

Read Previous

Bie eksporti i Kosovës, thellohet deficiti tregtar për 20.5%

Read Next

Sulmet në Mitrovicën veriore, zyrtarja evropiane kritikon Borrellin: A po mendoni tashmë për sanksione të radhës ndaj Kosovës?