Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Sot, me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila është miratuar më 9 prill të vitit 2008, Gjykata Kushtetuese e Kosovës hap dyert për qytetarët, në kuadër të aktivitetit “Dita e Gjykatës së Hapur”.
“Në këtë ditë, të gjithë qytetarët, e veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësuesit e komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë, do të kenë mundësi që të vizitojnë objektin e Gjykatës Kushtetuese dhe të njihen më për së afërmi me Gjykatoren, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës, si dhe të informohen drejtpërsëdrejti përkitazi me historikun, me punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Organizimi i vizitave do të bëhet duke marrë parasysh kapacitetet e ndërtesës, dhe çdo grup nuk do të ketë më shumë se pesëmbëdhjetë persona në të njëjtën kohë.
Vizitorët mund të hyjnë çdo orë, nga ora 10:00 deri në 14:00, dhe secila vizitë nuk do të zgjasë më shumë se 45 minuta.
Gjithashtu, para vizitës në gjykatë, të gjithë vizitorët e moshës mbi 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti.