Nga 600 euro për dy mijë maturantë që ndjekin kurse të teknologjisë

Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që u mundëson të rinjve t’i rrisin njohuritë në fushën e teknologjisë informative.

“Përmes këtij bashkëpunimi, do të mbështesim 2 mijë maturantë me kuponë që mbulojnë shpenzimet për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative dhe nxënien e aftësive dixhitale. Mbështetja do të jetë deri në 600 euro për secilin përfitues, dhe do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit”, njofton ministria e financave.

Përfituesit do të mund të zgjedhin kursin që u intereson ta ndjekin, dhe do të mbulohen:

– 200 euro shpenzime të ndërlidhura

– 300 euro rimbursim për koston e kursit, dhe

– 100 euro shpërblim me rastin e kompletimit me sukses të kursit.

/GazetaSinjali

Read Previous

Si do të organizohet mësimi një ditë pas zgjedhjeve ?

Read Next

Syri i Kaltër në Theth, thesar i fshehur mes malesh