Nesër në të gjitha institucionet e arsimit të lartë fillon viti i ri akademik 2021/2022

Nesër në të gjitha institucionet e arsimit të lartë  fillon viti i ri akademik 2021/2022. Edhe  në Universitetin e  Gjakovës “Fehmi Agani” studentët  do të fillojnë me ligjëratat të cilat do të mbahen fizikisht por duke respektuar të gjitha masat anti-covid. Rektori i universitetit Artani Nimani tha që janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që viti të fillojë mbarë.

Universiteti gjithashtu ka bërë një hap të madh thotë rektori Nimani drejt digjitalizimit ku janë anëtarsuar në asociacionin e bibliotekave elektronike të botës.

Gjithashtu ai shtoi se programet e reja që janë akredituar janë unike dhe të vetmet në të gjithë Kosovën.

Universiteti i Gjakovës këtë vit ka pranuar 420 studentë në programet e reja të akredituara.

Read Previous

LVV, AAK dhe PDK janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-covid në Gjakovë

Read Next

Vjedhja e kapakëve të pusetave, dukuri e vazhdueshme në Gjakovë