Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë, Durmishi: Brenda një jave nisin punimet

Sot janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prishtinë – Pejë, përkatësisht segmentin Kijevë – Dollc (llotet 2,3 dhe 4), ndërsa lloti 1 është në rivlerësim.

Lajmin e bëri të ditur zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vlera e ktyre kontratave është 21 milionë euro.

“Shpronësimet për këtë rrugë i kemi përfunduar të gjitha dhe kemi kontraktuar mbikëqyrjen e jashtme profesionale që do të kujdeset për mbarëvajtjen e punimeve. Të gjitha përgatitjet janë bërë që brenda një jave të fillojnë punimet dhe që të mos ketë asnjë problem gjatë ekzekutimit të punëve në rrugë”, ka shkruar Durmishi. /Telegrafi/

Read Previous

Audi i jep fund prodhimit të R8 dhe shpjegon arsyen

Read Next

Rriten asetet e bankave e komerciale, arritën në 7.4 miliardë euro