Në orën 19:00 bëhet ndezja e qirinjve para Stacionit të Policisë në Prishtinë për policin e vrarë, Afrim Bunjaku

Sonte në orën 19:00, para Stacionit Policor Qendër në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, do të bëhet ndezja e qirinjve për policin e rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.

Në nderim të tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar do të ndezin qirinj.

Kurti ka deklaruar sot gjatë ditës se rreth 30 persona të armatosur të një grupi kriminal terrorist kanë hyrë në Kosovë dhe janë të pajisur me armë të rënda.

Policia e Kosovës ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe dyshohet se pjesëtarët e këtij grupi janë duke qëndruar në Manastirin e Banjskës.

Deri më tani është konfirmuar se të paktën një pjesëtar i këtij grupi ka mbetur i vrarë por Policia nuk ka arritur ta identifikojë.

/telegrafi/

Read Previous

Rashiq: Sulmuesit janë të armatosur mirë dhe të organizuar – policia i thërret me megafon, por nga ana tjetër nuk ka përgjigje

Read Next

Von Cramon dënon ashpër sulmin në veri: Është i papranueshëm, autorët të sillen para drejtësisë