Në Kuvendin e Kosovës do të mbahen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi i cili vdiq të dielën.

Në njoftim thuhet se homazhet do të mbahen në hollin e Kuvendit nga ora 10:00 deri në 12:00.

“Të martën, më 30 prill 2024 në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi”, thuhet në njoftim.

Read Previous

ShBA: Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka juridiksion mbi luftën e Izraelit në Gaza

Read Next

Juristi tregon se kur do të përfundojë gjykimi ndaj Thaҫit dhe të tjerëve