Në botë regjistrohet rënie e shitjes së telefonave mobilë

Në botë në tremujorin e dytë të këtij viti janë shitur 316 milionë telefona të mençur ose nëntë për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Rënia e shitjes ka të bëjë me inflacionin dhe pengesat e tjera ekonomike, bëhet e ditur në raportin e kompanisë analitike Kanalis (Canalys).

Edhe krahas rënies së përgjithshme, shitja e telefonave të mençur të Ejpëll (Apple) dhe të Samsung (Samsung) edhe më tutje janë në dy vendet e para për nga shitja, si dhe në mesin e pesë të parave, të cilat janë të vetmit që e kanë rritur përqindjen në treg.

Samsung ende është numër një në botë edhe pas tremujorit të dytë nga viti 2022 ka përqindje më të madhe në treg në krahasim me dërgesat e telefonave të mençur, me 21 për qind, që është rritje prej 18 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2021, përderisa i dyti është Ejpëll me përqindje në treg prej 17 për qind, gjithashtu është rritur, nga 14 për qind të vitit të kaluar.

Në mesin e pesë furnizuesve të parë të cilët shënojnë rënie prej tre deri një për qind në shitjen e Shaomit (Xiaomi), Opo (Oppo) dhe Vivo (Vivo). Shaomi vitin e kaluar kishte 17 për qind pjesë në treg, ndërsa këtë vit 14, përderisa Opo prej 11 ra në 10, ndërsa Vivo prej 10 në nëntë për qind.

Sipas analistëve të Kanalis, oferta e madhe e telefonave nga klasa dhe çmimi i mesëm, shkakton grumbullimin e rezervave për shkak të asaj se blerësit për shkak të inflacionit blejnë telefona me çmime më të ulëta dhe pritet që shitësit t’i përforcojnë promovimet dhe ofertat speciale në muajt e ardhshëm që ta nxisin shitjen edhe para periudhës së festave drejt fundit të vitit./Alsat.mk/

Read Previous

Asnjë i interesuar në konkurse për punë në Maqedoninë e Veriut

Read Next

Çfarë është VPN – dhe si mund t’ju ruaj ndaj sulmeve kibernetike?