Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Álvaro Arbeloa foli para ndeshjes së Real Madridit ndaj Mallorca, duke prekur edhe tema të tjera.
Për ndeshjen: “Lojtarët nga kombëtarët janë kthyer mirë. Mallorca ka nevojë për pikë si ne. Kemi 9 finale përpara dhe kjo është e para”. Për Kylian Mbappé: “Lajmet për gjurin janë të rreme. Duhet të fokusohet te golat, ka angazhim maksimal”.
Për rikthimin e Éder Militão: “E shoh në formë, është ndoshta mbrojtësi më i mirë në botë”. Për Vinícius Jr. dhe Brahim Díaz: “Na duhen të gjithë, kemi shumë ndeshje dhe nuk lejohen më gabime”. Për incidentet: “Spanja nuk është një vend racist. Duhet t’i luftojmë këto sjellje, por nuk duhet t’i përgjithësojmë. Spanja është një vend tolerant”.
Bellingham pa minuta me Anglinë: “Unë nuk kisha asnjë plan, plani ishte i trajnerit anglez. Për mua nuk ka problem që nuk ka luajtur. Ai do të jetë një lojtar kyç dhe duhet të rikuperojë nivelin e tij më të mirë, kjo bëhet duke luajtur. Ka qëndruar shumë kohë pa luajtur dhe do ta shohim hap pas hapi”. Në fund shtoi: “Jemi aty ku donim, në garë për titull dhe Champions. Tashmë, çdo ndeshje është vendimtare”. /Telesport.al/