Nderohet personeli mjekësor në Gjakovë për luftën ndaj pandemisë

Oda e Mjekëve të Kosovës sot shprehu mirënjohje për punën e mjekëve të institucioneve të ndryshme shëndetësore të rajonit të Gjakovës të cilat kanë kontribouar në luftën kundër Covid-19. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu tha se kanë vendosur që të nderojnë gjithë personelin mjekësor duke iu ndarë dekorata institucioneve dhe jo emrave të përveçëm, pasi kështu nderohet i gjithë personeli.

Përfaqësuesit e insitucioneve shëndetësore u shprehën falënderues për dekoratat duke thënë se kanë bërë punë ekipore dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve.

Oda e Mjekëve të Kosovës nderoi edhe kontributin ndër vite të mjekëve të cilët janë pensionuar së fundmi duke iu ndarë dekorata. Me këtë rast edhe profesionistët shëndetësor të sapo pensionuar vlerësuan se kjo është një përkrahje morale për punën e bërë. Përballja me pandeminë ka qenë e vështirë dhe sfiduese për personelin. Përkundër kësaj ne do të vazhdojmë punën dhe nuk do të kursehemi për asnjë qytetar u tha me këtë rast.

Read Previous

893 të shëruar dhe 975 raste me Covid-19, në Gjakovë 37 raste

Read Next

Promovohet pulla postare për mantelbardhët edhe në Gjakovë