Nagavci: Në javën e ardhshme shpallet tenderi për ndërtimin e shkollës në Ponoshec të Gjakovës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në seancën e sotme të Kuvendit ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të hapet tenderi në prokurim publik për ndërtimin e shkollës fillore në Ponoshec të Gjakovës.

Ministrja Nagavci për këtë çështje u pyet nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza.

“Procedurat administrative për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Ponoshec të Gjakovës ka filluar fazën e ndërtimit. Tenderi në prokurim publik do të shpallet në javën e ardhshme”, tha Nagavci.

Read Previous

Stërviten efektivët e FSK-së dhe Shqipërisë, Mehaj: Së bashku më të fortë

Read Next

Një tjetër klub anglez i bashkohet garës për transferimin e Armando Brojës