“Na kanë mbetur edhe 1028 ditë” – aktivistja lidhet në mes fushës dhe ndërpreu për disa minuta gjysmëfinalen e Roland Garros

Gjysmëfinalja e Roland Garros mes tenistit kroat Marin Cilic dhe norvegjezit Casper Ruud, u ndërprenë për disa minuta në setin e tretë, pas një proteste të një aktivisteje.

Përkatësisht, pas pak më shumë se dy orë lojë, një aktiviste nga publiku vrapoi në fushë dhe u lidh në rrjetë.

Ajo kishte veshur një bluzë ku shkruhej “Na kanë mbetur edhe 1028 ditë”, dhe kjo është një protestë kundër ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.

“Jemi në vitin 2022 dhe është koha të përballemi me realitetin, bota në të cilën po na dërgojnë politikanët është një botë ku Roland Garros nuk do të ekzistojë më”.https://8591a103dc1e9ed3f87c13f33a5c2819.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

“Sot hyra në fushë sepse nuk mund të rrezikoj më të mos bëj asgjë për shkak të urgjencës së ndryshimit të klimës”, ka thënë 22 vjeçarja Alizee.

Cilic dhe Ruud ishin të habitur me atë që po ndodhte, por ata nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të largoheshin nga fusha derisa sigurimi të largonte aktivisten.

Pas pak minutash personat e sigurimit kanë arritur të presin litarin dhe ta largojnë vajzën nga fusha. Cilic

/Telegrafi/

Read Previous

Kosova refuzoi të marrë pjesë, çfarë pritet të ndodhë në Samitin e Ohrit?

Read Next

Osmani: Dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit nuk është vendim që merret shkel e shko