Murati për rritjen e pensioneve për veteranët: Fillimisht duhet të pastrohen listat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka folur për ligjin e pagës minimale dhe pakënaqësitë e veteranëve të luftës, të cilët nuk janë të përfshirë në rritje.

Murati u shpreh se rritja e pagës minimale do të prekë 100 mijë të punësuar në sektorin privat, ndërsa shtoi se për veteranët e luftës, sektorit publik dhe privat ku ka bërë të ditur se përfitues të ligjit për pagën minimale që e ka propozuar qeveria të jetë 250 euro neto, do të jenë 100 mijë të punësuar të sektorit privat, tram.

Murati ka folur edhe për mbështetjen e veteranëve, ai ka thënë se paraprakisht duhet të pastrohen listat e veteranëve që të mbështeten me ligjin e pagave pasi që sipas tij shteti aktualisht i shpenzon 80 milionë euro në vit për veteranët e luftës.

”Rritja e pagës minimale prek rreth 100 mijë të punësuar që kanë nën nivelin që kemi propozuar ne, pra 264 euro bruto apo 250 euro neto pas kontributeve pensionale dhe po ashtu projektligji për pagën minimale që u diskutua dje në Kuvend parasheh heqjen e tatimit për 250 eurot e para d.m.th. me këtë heqje të tatimit përfitojnë të gjithë të punësuarit që janë 380 mijë aktualisht d.m.th. secilit të punësuarit, qoftë sektorit publik qoftë sektorit privat në fund të muajit ajo pjesa që iu është ndalur në tatim për 250 eurot e para i dalin si shtesë në pagën mujore që e marrin, kemi marrë masa edhe për sektorin e bujqësisë ku dihet se shumë bujq janë të vetëpunësuar, nuk kemi ndonjë sektor të formalizuar apo korporativ bujqësor por janë të vetëpunësuar, kemi rritur subvencionet, pra rritja është për rreth 60% për këtë vit krahasuar me vitet paraprake marrë parasysh, edhe rritjen e çmimeve por edhe nevojën për të siguruar ushqimin vendor nga 30 milionë euro që janë paraparë subvencione fillimisht ka shkuar shuma në 50 milionë euro për këtë vit”./KP

Read Previous

Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit, nga AUVK thonë se ushqimet janë të sigurta

Read Next

Parashikimi i motit për sot